Një mjet është përfshirë nga flakët këtë paradite në aksin rrugor Tiranë – Elbasan.

Ende nuk dihet shkaqet e incidentit në mjetin tip “Benz”, që shkaktoi vetëm dëme materiale.

Mjetet që marrin flakë janë bërë një fenomen i zakonshëm në këtë pjesë të rrugës. Sipas specialistëve, “sforcimi i mjetit në malore konstante çon në këto problematika”.