Një zjarr i fuqishëm është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.

Sipas informacioneve, zjarri ka rënë në një market, shumë afër bashkisë së këtij qyteti.

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset dhe policia.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike.