Një automjet është përfshirë nga flakët në Tiranë, rreth orës 17.40.
Mësohet se mjeti është djegur, teksa ndodhej i parkuar në rrugën “Zef Jubani”. Automjeti është në pronësi të shtetasit E. A,
Paraprakisht dyshohet se zjarri që ka përfshirë mjetin ka qënë aksidental, si pasojë e një defekti.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





