Pasditen e sotme, një automjet ka marrë flakë në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake të policisë, mjeti ishte duke ecur në rrugën “Jordan Misja” teksa kanë nisur flakët.

Dyshimet e para tregojnë se zjarri ka nisur si pasojë e një shkëndije elektrike, teksa raportohen dëme materiale. Shoferi i mjetit ishte 27-vjeçari me iniciale M.H, i cili ka arritur të dalë në kohë nga mjeti, pa pasur asnjë pasojë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:
Më datë 15.11.2020, rreth orës 17:40, në rrugën “Jordan Misja”, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues M.H., 27 vjeç, ku ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.