Një apartament është përfshirë nga flakët në Tiranë mbrëmjen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur pranë sheshit “Wilson”, ndërsa ka shkaktuar panik tek qytetarët. Policia dhe zjarrfikësja kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Për momentin nuk dihen arsyet e rënies së zjarrit dhe as nëse ka të lënduar. Policia ka larguar banorët nga zona për të mos rrezikuar. /BW