Një apartament është përfshirë nga flakët në zonën e Astirit.

Flakët kanë përfshirë katin e 6 të një apartamenti. Ndërkohë dy zjarrfikëse janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

Ende nuk dihet shkaku i zjarrit.

Paraprakisht mësohet se nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.