Merr flake një apartament ne lagjen Granicë, Gjirokastër.

Me mbërritjen në vendngjarje, zjarrfikësit konstatuan se zjarri ka rënë në katin e dytë të një pallati 5-katësh.

Menjëherë u ndërhy për izolimin e zjarrit flakët e të cilit më pas u vunë nën kontroll.  

Si pasojë e zjarrit pati dëme në orendi shtëpiake.