Mesditën e sotme është përfshirë nga flakët një apartament te tregu elektrik në Tiranë.
Mësohet se në apartament kanë qenë dy persona brenda, nëna me fëmijën, të cilët janë shpëtuar nga forcat zjarrfikëse.
Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin dhe nëse personat që ishin brenda janë lënduar.
Grupi i hetimit po merret me dokumentimin e provave në vendngjarje për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat.





