Një autobus ka shpërthyer në flakë sapo del nga tuneli Kardhiqit. Dosja.al sjell pamjet ku dallohet se si flakët kanë përfshirë totalisht autobusin, brenda së cilit ka pasur edhe pasagjerë të cilët po udhëtonin nga Gjirokastra në Sarandë.
Shkak i flakëve dyshohet se është bërë një shkëndijë elektrike ku fatmirësisht pasagjerët kanë arritur të dalin në kohë dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa brenda janë djegur vetë, sende personale te tyre.