Një automjet është përfshirë nga flakë mëngjesin e sotëm në fshatin Bushat të bashkisë Vau i Dejës. Burime të policisë bëjnë të ditur se automjeti është në pronësi të shtetasit me iniciale M.U 31 vjeç.
Nga të dhënat e para mësohet se zjarri dyshohet të ketë rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.
Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar rrethanat e rastit.