Digjet një makinë në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një qendre tragetare, në lagjen nr.4 të qytetit.
Automjeti i përfshirë nga flakët është në pronësi të shtetasit D. Bregu. Automjeti tip Wolkswagen Passat është përfshirë nga flakët ndërsa ishte në ecje.
Zjarrfikësit dhe policia ndodhen në vendngjarje. Paraprakisht dyshohet se ka qenë një difekt teknik, që ka shkaktuar djegien e automjetit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 01.06.2019, rreth orës 14:20, në lagjen Nr.4, Durrës , ka rënë zjarr në ecje dhe është djegur pjesërisht automjetin në pronësi të shtetasit D.B.,34 vjeç, banues në Arapaj.
Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka qënë aksidental i shkaktuar nga një difekt elektrik.
Grupi Hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





