KORCE, 12 qershor 2013 – Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme në qendër të qytetit të Korçës.
Automjeti është djegur tërësisht rreth orës 22.00 të së martës.
Ngjarja ka ndodhur në bulevardin Republika në Korçë, ku automjeti tip Benz me targa KO6947B, në pronësi të N. Dh, është përfshirë nga flakët.
"Nga hetimet dhe kqyrja e automjetit rezultoi se ka qene aksidentale dhe se automjeti ka qene i parkuar dhe se ne automjet nuk ka pasur persona. Shkaku i zjarrit ka qene nje shkendije elektrike ne impiantin e automjetit", bën të ditur policia e qarkut.





