Tiranë, 17 maj 2014 – Një automjet është përfshirë nga flakët paraditen e sotme, pranë spitalit Ushtarak në Tiranë.
Policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Fatmiresisht personat qe kane qene ne automjet nuk kane mbetur te lenduar.
Nuk dihet ende pse automjeti është përfshirë nga flakët, por paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një problem teknik në makinë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





