Policia e Vlorës ka bërë të ditur se paraditen e sotme në lagjen “Osman Haxhiu”, ka rënë zjarr në një automjet. Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Policia njofton se makina e parkuar e markës “Renault” , ishte në pronësi të shtetasit E.B.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakun e rënies së zjarrit.