Një banesë në lagjen nr.2 të qytetit të Durrësit është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.

Raportohet se banesa e përfshirë nga flakët është e rrënuar dhe nuk kishte persona brenda.

Mësohet se bëhet fjalë për një banesë një katëshe, e cila është përfshirë nga flakët.

Banorët nëpër apartamentet që ndodhen disa metra larg i përfshinë nga paniku, por dy zjarrfikëse bërë të mundur normalizimin e situatës dhe tashmë po punojnë për të zbuluar shkakun e rënies së zjarrit.

Mësohet se flakët përfshinë ferrat rreth e rrotull banesës, duke e përhapur zjarrin në një sipërfaqe të gjerë.