Flakët kanë përfshirë një banesë në lagjen “Kala” në Elbasan. Për rastin është njoftuar reparti zjarrfikës i cili ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka lokalizuar dhe fikur flakët që përbënin rrezik edhe për banesat e tjera.
Zjarri nuk ka shkaktuar dëme në njerëz, por dëme materiale. Ende nuk dihen shkaqet, por dyshohet për një shkëndijë elektrike.
Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.





