Një banesë në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër, është përfshirë nga zjarri.

Flakët kanë përfshirë një banesë në katin e parë të një pallati pranë kopshtit nr 3. PMNZSH dhe policia kanë shkuar ne vendin e ngjarjes. Shkak i zjarrit ka qenë falso-kontakte ne rrjetin e brendshem elektrik.

Flaket kane përfshirë aspiratorin dhe sobën e gatimit. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar vetëm për dëme materiale.