Një banesë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Hajro Çakërri”, ku brenda banesës ndodheshin edhe familjarët.
Dy mjete zjarrfikëse dhe 8 zjarrfikës kanë ndërhyrë menjëherë. Fillimisht u arrit të nxirren familjarët nga banesa që po digjej, më pas u vazhdua me fikjen e zjarrit.
Nga zjarri i rënë u dogj komplet banesa me të gjitha orenditë që kishte brenda.





