Një furgon ka marrë flakë në ecje në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, pak pas daljes nga tuneli.
Furgoni është përfshirë nga flakët në pjesën e pasme dhe për fat të mirë nuk ka persona të lënduar.
Si pasojë, është bllokuar për disa minuta qarkullimi, ndërsa policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur në vendngjarje.





