Në autostradën Tiranë-Durrës një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë një lokal. Ngjarja ka ndodhur konkretisht në një lokal në zonën e Kasharit. Flakët kanë përfshirë katin e dytë të lokalit

Mësohet se në vendngjarje kanë shkuar menjëherë dy zjarrfikëse, të cilat kanë vënë flakët nën kontroll. Nuk dihet nëse ka të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të mëdha. Shikoni pamjet nga momenti i zjarrit të fuqishëm.