Një lokal është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të enjteje në qendër të Tiranës.

Burime paraprake thonë se bëhet fjalë për një lokal të vjetër që ndodhet në afërsi të Kullës së Sahatit.

Nuk dihet ende shkaku i rënies së këtij zjarri, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar forcat e zjarrfikëses që po punojnë për shuarjen e flakëve.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.