10 shtator 2013- Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Myslym Shyri”, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet.Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje për shuarjen e flakëve, ndërsa policia bën me dije se nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar.Blutë e kryeqytetit po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve për rënien e zjarrit edhe pse dyshimet e para bien mbi një defekt në makinë.
/sot news/





