Një servis automjetesh është përfshirë nga flakët në rrethana të paqarta mbrëmjen e sotme, pak minuta më parë.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Mulliri i Bullgarit”, në rrugën Durrës-Shijak. Dëshmitarë në vendngjarje bëjnë të ditur se po dëgjohen shpërthime, pasi dyshohet se po plasin serbatorët e makinave, që ndodheshin në servis.
Në vendngjarje ndodhet policia dhe 4 zjarrfikëse. Deri tani nuk ka raportime për të lënduar, ndërsa nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.
Për shkak të shpërthimeve, ndërhyrja e zjarrfikësve për shuarjen e flakëve është vështirësuar.





