Një sipërfaqe me barishte të thata dhe shkurre ka marrë flakë ditën e sotme në lagjen nr.18, konkretisht pranë shkollës “Benardina Qerraxhia”.

Siç duket dhe videon e sjellë në redaksinë e “DurrësLajm“, në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit të cilët bënë të mundur fikjen e flakëve.

Shtëllungat e tymit kanë pushtuar shtëpi e biznese që ndodhen shumë pranë vendit ku ka rënë zjarri, ndërkohë deri tani ende nuk dihen shkaqet që mund ta kenë shkaktuar atë.