Bie zjarr në një sipërfaqe toke në Shkozet.

Mësohet se tre automjete me 12 punonjës zjarrfikës dhe një mjet i portit ndodhen në vendin e ngjarjes për të bërë shuarjen e flakëve në sipërfaqen e tokës ku gjendeshin bimësi të thara.

Nga flakët rrezikoheshin edhe banesat rreth e përqak në zonë. Temperaturat e larta kanë bërë që të rritet ndjeshëm numri i vatrave të zjarrit në zona të ndryshme të Durrësit.

“Zjarrfikësit janë në gatishmëri 24 orë në 24 për të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit dhe realizuar fikjen e tyre në kohën më të shpejtë të mundshme.”, thotë drejtori i PMNZSH Durrës, Adriatik Velaj.