Parku Kombëtar i Lurës është përfshirë nga flakët. Sipas Ministrisë së Mbrotjes, Efektivët e Forcës Ajrore dhe helikopteri Cougar janë nisur menjëherë për në vendngjarje, pas kërkesës së autoriteteve vendore të Dibrës për vënien në kontroll të flakëve në këtë zonë.
Situata është serioze për shkak të terrenit të vështirë dhe erës e cila ka favorizuar përhapjen e flakëve. Deri në këtë moment nuk ka rrezik për banesat, ndërkohë po punohet me intensitet për neutralizimin e plotë.
“Gatishmëri maksimale për të mbrojtur një pasuri kombëtare si parku i Lurës”, shkruan ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.