Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e kësaj të shtune në pyllin e fshatit Tragjas të Vlorës.

Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar zjarrin, ndërsa shtëllunga të mëdha tymi kanë mbuluar zonën. 

Deri më tani raportohet se janë djegur hapësira të konsiderueshme toke, ndërsa zjarri po përhapet me shpejtësi për shkak edhe të erës.