Një zjarr i madh ka përfshirë një rafineri nafte në qytetin e Elbasanit. Tymi ka pushtuar gjithë qytetin, ndërsa njerëzit janë alarmuar në lidhje me zjarrin.

Tre makina të zjarrfikëses kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa është hasur në vështirësi. Janë ende të paqarta shkaqet e zjarrit në këtë biznes. Rafineria e naftës është një nga ndotësit më të mëdhenj të Elbasanit, ndërsa është vënë edhe nën hetim.