Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në shtëpinë e pleqve në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë.
Nga tymi mësohet se kanë pasur probleme me frymëmarrjen dy personave të cilëve u është dhënë ndihmë mjekësore.
Zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës u shpreh se zjarri është lokalizuar nga zjarrfikësit duke bërë që mos të ketë të lënduar.
“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë, saktësisht në shtëpinë e pleqve. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin.
Zjarri është lokalizuar dhe bazuar në informatat e deritanishme, raportohet për persona që kanë kërkuar ndihmë për shkak të vështirësimit të frymarrjes nga tymi, nuk ka ndonjë person të lënduar”, ka thënë ajo.