Një banesë e vjetër, në qendër të Durrësit, pas xhamisë së madhe është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.

Siç duket edhe nga fotot dhe pamjet video që “DurrësLajm” po publikon, godina e vjetër, që dyshohet se është e pabanuar ka marrë flakë.

Efektivët e zjarrfikëses sapo kanë mbërritur në vendngjarje dhe po merren me shuarjen e flakëve.