Temperaturat e larta kanë shkaktuar vatra zjarri në disa fshatra të Durrësit.

Mësohet se ka rënë zjarr në zona me sipërfaqe pyjore në fshatrat Shetaj dhe Rrushkull.

Burimet bëjnë me dije se situata në Rrushkull është nën kontroll ndërsa në Shetaj vijon të jetë aktive një vatër.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë të mundur shuarjen e flakëve.