Tragjdi në Filipine. 12 persona kanë vdekur, 14 u plagosë dhe 7 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një traget u përfshi nga flakët pranë provincës jugore të Filipineve të Basilan.

Mediat e huaja raportojnë se trageti ‘Lady Mary Joy 3’ po udhëtonte nga Zamboanga City në ishullin Mindanao për në ishullin Jolo në provincën Sulu kur zjarri shpërtheu, duke bërë që pasagjerët të hidheshin në det.

Ekipet e shpëtimit, duke përfshirë rojet bregdetare të Filipineve dhe peshkatarët ndërhynë për të shpëtuar 195 pasagjerë dhe 35 anëtarë të ekuipazhit.

Të mbijetuarit u dërguan në spitalin e Zamboanga dhe Basilan ku të plagosurit po marin nga ndihmën mjekësore.

Guvernatori i Basilan Jim Salliman tha se mund të ketë më shumë njerëz të zhdukur.

“Janë nxjerrë 12 të vdekur … tre prej tyre janë fëmijë, duke përfshirë një foshnjë gjashtë muajshe,” -tha Salliman.