Banesa e një të moshuare në Fushë Krujë ka shpërthyer në flakë mëngjesin e sotëm.

Policia njofton se shkak është bërë një shkëndijë elektrike ndërsa 80-vjeçarja nuk ka pësuar lëndime fatmirësisht.

“Më datë 03.03.2021, në orën 07:20, në Fushë-Krujë, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në banesën e shtetases M. S., rreth 80 vjeçe, nga e cila ka vetëm dëme materiale. Shtetësja M. S., ndodhet në gjëndje të mirë shëndetësore. Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikësve ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.”, njoftojnë burimet zyrtare.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.