Një makinë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në Pogradec, në lagjen nr. 3. 

Mësohet se mjeti “BMW X6” ishte në pronësi të një firme private.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.