Është përfshirë përsëri nga zjarri fusha e grumbullimit të mbetjeve në Vlorë.
Mësohet se pasi janë konstatuar flakët, forcat zjarrfikëse dhe të policisë kanë mbërritur në vendngjarje.
Dyshimet paraprake janë për zjarrëvënie të qëllimshme. Më herët ka nisur një hetim nga ana e prokurorisë lidhur me djegien e mbeturinave, por nuk ka pasur asnjë të ndaluar apo arrestuar.