Është përfshirë nga flakët ish-fabrika e qelqit në Kavajë.

Paraprakisht mësohet se zjarri është përhapur pasi një person po digjte disa mbeturina aty afër.

Mësohet se nga flakët rrezikohen disa banesa që ndodhen pranë fabrikës.

Zjarrfikëset janë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për vënien në kontroll të flakëve.