Një zjarr masiv ka përfshirë sot një pikë grumbullimi hekurash në qytetin e Kavajës.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë industriale, ndërsa aty kanë mbërritur dhe forcat zjarrfikëse, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve dhe ndalimin e përhapjes së tyre. 

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar nga zjarri. Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të flakëve.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen, ndërsa do të kryhen edhe vlerësime për dëmet materiale të shkaktuara