Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Policia njofton se zjarri ka rënë në katin e dytë të një pallati në rrugën “Lord Bajron”.

Njoftimi i policisë:

Më datë 30.09.2022, në rrugën “Lord Bajron”, ka rënë zjarr në katin e dytë të një pallati, në banesën në pronësi të shtetasit I. K., 66 vjeç.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.