Përfshihet nga zjarri një fabrikë e cila ndodhet në Xhafzotaj.

Pesë makina zjarrfikëse ndodhen aktualisht në vendngjarje duke luftuar për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

Deri më tani nuk raportohet për persona të plagosur, por vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se mund të ketë qenë një bombul gazi që ka shkaktuar zjarrin.

Forca të shumta policie ndodhen në vendin ku ka rënë zjarri, teksa në vijim priten detaje të reja.