Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në një supermarket në Shijak.

Mësohet se nga zjarri janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, siç duket edhe në fotot që “DurrësLajm” po publikon. Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar 4 mjete zjarrfikëse.

Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike në një prej frigoriferëve të marketit.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave.