Një pus nafte i fondit të ndalur është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Gjorgoz të njesisë administrative Çakran.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse të kompanisë “Albpetrol”, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve vetëm brenda disa minutave.

Sipas informacionit të marrë pranë kompanisë, ky pus nafte i fondit të ndalur është përfshirë nga flakët edhe herë të tjera, ndërsa grupi i ekspertizës po punon për shkaqet e rënies së zjarrit/

Fatmirësisht, si pasojë e flakëve nuk ka patur asnjë dëm përveçse ndotjes mjedisore, pasi zona përreth është mbuluar nga re të zeza tymi.