Dy fëmijë shqiptarë, binjakë të moshës 5 vjeç, janë shpëtuar fatmirësisht në momentet e fundit, pasi rrezikonin djegien kur zjarri përfshiu banesën e tyre.
Ngjarja është regjistruar në Kalithea, në Greqi.
Policia dhe zjarrfikësja u njoftua nga fqinji i shqiptarëve që kërkoi ndihmë menjëherë për fëmijët që ishin brenda.
Policia bëri shoqërimin e tyre në spital, në kushte problematike, pasi kishin pamundësi të mëdha të frymëmarrjes.





