Lokali i reperit Rigels Rajku i njohur me emrin e artit si Noizy, është përfshirë sërish nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Biznesi në pronësi të babait të reperit, Bashkim Rajku, ndodhet në lagjen nr.1 në qytetin e Durrësit.
Deri më tani nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Priten informacione të mëtejshme.
Kujtojmë, se rreth tre javë më parë lokali u përfshi nga zjarri, ku pati vetëm dëme të shumta materiale.





