Këshilli i Lartë i Prokurorisë miraton  listën me 4 kandidatë për kreun e ri të SPAK. Ata janë Adnan Xholi, Doloreza Musabelli, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho.

Sokol Stojani kryetari i komisionit të zhvillimi të karrierës në KLP  tha se të 4 kandidatët i plotësojnë kushtet për të qenë garuar.

Stojani u shpreh se ne i propozojmë këshillit miratimin e listës së kandidatëve për të qenë në krye të SPAK.

Sipas tij të katër kandidatët janë prokurorë të SPAK, nuk janë drejtues dhe nuk kanë masë disiplinore.