Aktori Ervin Bejleri ka kërkuar ndjesë publikisht për gjuhën fyese që përdori një ditë më parë ndaj efektivëve të policisë në përfundim të protestës për teatrin.

“Nuk keni shanse brenda, do ju q* rob, b**th q*rat, mes natës si kusarë, a keni fëmijë apo jo. Unë kam ardhur këtu për fëmijën tim, jo për muret dhe tullat”. Kështu ju drejtua aktori efektivëve ç’ka bëri që më pas të shoqërohej në komisariat.

Por Bejleri sqaron përmes një postimi në Instagram se mllefin nuk e kishte me policët, por me personat që i drejtojnë.

“Për ju moshatarët e mi të veshur me uniformë: Jeni te stevitur, jeni të mësuar që ndaj çdo provokimi të jeni gjakftohtë. Por unë fatkeqësisht jo. Sepse sot u sulmua në mënyrë barbare shtëpia ime. Ju ishit në detyrë, por edhe unë isha në shtëpi. E ju nuk më latë ti jepja të paktën lamtumirën që meritonte. E megjithatë ju FAL . Siç edhe ju kërkoj NDJESË për çdo fyerje ndaj jush. Por nuk ishte për ju po për ata që luajnë me ne. Me ju dhe me mua. Shpresoj sinqerisht që ata që janë fyer të më kuptojnë,”– shkruan aktori.