Përfundon hetimet për aferën korruptive CEZ-DIA nga Prokuroria e Tiranës, dërgohet për gjykim biznesmenin Kastriot Ismailaj. 52-vjeçarit i janë komunikuar akuzat për mashtrim me pasoja të rënda e kryer në bashkëpunim dhe pastrim parash.
Nga hetimi është faktuar, se Ismailaj ka patur si qëllim të vetëm vjedhjen e parave nga kopania CEZ dhe si rrjedhojë të shtetit shqiptar. Ai ka marrë rreth 5 milion dollare nga CEZ për mbledhjen e borxhit , ndërkohë që realisht në terren ai nuk ka kryer asnjë veprim.
Për këtë – thotë prokuroria – Ismailaj është ndihmuar nga Josef Hajsek me detyre ish -drejtues i bordit të CEZ, në Shqipëri.
Grupi hetimor që për më shumë se një vit hetoi veprimtarinë e kompanisë DIA ka faktuar se marrëveshja e 2010-s me CEZ është e lidhur me dokumta fiktive dhe se i gjithë procesi i mbeledhjes së borxhit dhe blerejs së materialeve për kompninë DIA ka qenë fiktiv.
Sipas prokurorise, 5 milion dollarët e marra nga CEZ Ismailaj i ka transferuar jashtë vendit ose në llogari të tjera të cilat janë identifikuar nga hetuesit.
Prokuroria e Tiranës e akuzon Kastriot Ismailaj dhe për pastrimin e parave në vendin tonë. Rreth 10 milionë dollarë kanë hyrë në bankat e vendit tonë në llogaritë e Kastriot Ismailaj, të cilat janë sekuestruar me vendim gjykate.
Nga veprimet hetimore rezulton se transaksionet e kryera nga shoqëria e Ismailaj nuk janë tё pasqyruara nё bilancë. Gjatë hetimit janë kryer pёrgjime telefonike, të cilat, sipas prokurorisë, faktojnë se biznesmeni 52 vjeçar ka pastruar para në Shqipëri.





