Kanë përfunduar kualifikueset për sportistin rus Matvei Petrov i cili në Lojërat Olimpike përfaqëson Shqipërinë në disiplinën e gjimnastikës, kategorinë kaluç.Në divizionin e dytë, Matvei arriti të grumbullonte 14,733 pikë duke u renditur në vendin e 10-të.

Rregulli është që vetëm 8 të parët të renditen në finale, por rezultati i ngushtë i jep mundësi rusit të shpresojë deri në fund për një vend në finale. Janë 3 rastet më të mundshme kur mund të ndodhë mrekulli, dhe Matvei të kualifikohet në finale.

1-Testet Antidoping

Pas kalimit të fazës së parë, sportistët i nënshtrohen një testi antidoping dhe në rast se ndonjëri prej tyre rezulton pozitiv atëherë renditja ndryshon sipas numrit të pikëve dhe Petrov mund të ketë këtë shans.

2-Covid-19

Prania e sportistëve të shumtë në Olimpiadë mund të sjellë dhe infektime me Covid-19, dhe për shkak të situatës së komplikuar në Japoni për numrin e infektimeve, mund të ndodh që përsëri renditja të ndryshojë dhe Petrov të ngjitet në renditje.

3-Dëmtimet

E treta dhe jo më pak e rëndësishmja, janë dhe dëmtimet. Sportistët i nënshtrohen një stërvitje të shpeshtë dhe garave të ngjeshura, gjë e cila sjell dhe sforcim dhe lodhje. Dhe në këtë rast nëse një sportist dëmtohet, renditja ndryshon dhe Shqipëria ka ende shpresa për kualifikim në finalë në këtë disiplinë.