Dy persona kanë përfunduar një dtë më parë në spitalin e Durrësit, pasi janë rrëzuar aksidentalisht. Një 36-vjeçar u rrëzua nga një kalatë peshkimi në portin e Durrësit, ndërsa një 66-vjeçar nga shkallët e banesës.
Rasti 1: Më datë 08.03.2026 dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, nga një kalatë peshkimi në portin e Durrësit, shtetasi E. K., 36 vjeç, i cili aktualisht është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, si ngjarje aksidentale.
Rasti 2: Dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht, nga shkallët e banesës së tij, në Durrës, shtetasi Sh. L., 66 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për vlerësim.





