Pas përfundimit të punimeve për rrjetin e ri të ujësjellësit pranë gjykatës së Durrësit, ka filluar asfaltimi i rrugës “Aleksandër Goga”.

Menjëherë pas ndërhyrjes nisi puna për shtrimin e rrugës dhe ndërkohë, Policia Bashkiake e Durrësit ka marrë masa për sistemimin e trafikut dhe largimin e mjeteve që bllokojnë punimet, në mbështetje të investimeve të bëra nga Ndërmarrja e UKD-së.

Në muajin nëntor 2019, Ujësjellës Kanalizime Durrës nisi një investim të rëndësishëm duke zëvendësuar linjën e vjetër me një rrjet të ri ujësjellësi, çka jo vetëm do të evitojë humbjet për shkak të amortizimit, por do të garantojë dhe një cilësi më të mirë me ujë për qytetarët.

Kështu, banorët e bllokut të pallatave në rrugën “Aleksandër Goga” pranë gjykatës, kanë marrë zgjidhje për furnizimin me ujë të pijshëm.

S.L.