Deputetët shqiptarë i dhanë zyrtarisht fund pushimeve të dielën, pasi këtë të hënë rinisin punimet e Parlamentit.

Edhe pse më 30 gusht u thirr seanca e jashtëzakonshme ku u miratua ligji i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, sesioni i shtatë i legjislaturës së tetë çelet zyrtarisht më 5 shtator.

Ky sesion i ri pritet të shoqërohet me debate të ashpra, kryesisht për paketën e reformës në drejtësi, e cila ende nuk është mbyllur, ndërsa debatet pritet të shkaktojë edhe fushata për zgjedhjet lokale në Dibër të cilat do të mbahen të dielën e 11 shtatorit.

Rendi i ditës përbëhet nga 6 pika, ku mes të tjerave do të miratohet edhe procesverbali i seancës së 30 gushtit.